Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët të bashkive të qarkut të Dibrës protestuan sot për gjendjen e rrugës Skuraj-Peshkopi. Ata përdorën kafshë barre për të bllokuar rrugën, si shenjë simbolike për gjendjen e aksit nacional.
Ky banor (në foto)doli në mes të rrugës me kafshën e barrës në shenjë simbolike në protestën për gjendjen e aksit nacional Klos-Burrel.
Banori: Kjo rrugë është për këtë mushkë, nuk është për makina.
Dhjetra banorë të Matit, Klosit, Bulqizës e Dibrës iu bashkuan bllokimit të rrugës që për ta është kthyer në një makth.
Banori: Sidomos rruga Klos-Burrel është më e pa qarkullueshmja.
Ata bllokuan për një orë lëvizjen në rrugë dhe kërkuan ndërhyrje.
Banori: Ku i ka çuar taksat për 20 vjet të rrethit të Matit ky?
Banori: Kjo nuk është protestë politike, është protestë për mirëqënien dhe ngritjen e nivelit ekonomik.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pse-na-keni-braktisur-banoret-bllokojne-me-mushke-aksin-klos-burrel