Report TV - Krim i rëndë në Shkodër, burri vret gruan me çekiç

2018-05-14 0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur gjatë natës qytetin e Shkodrës, ku burri ka vrarë bashkëjetuesen e tij, duke e goditur me çekiç në kokë. Report Tv mësoi se krimi ka ndodhur në familjen Teli, ku 69-vjeçari Bashkim Teli i ka marrë jetën gruas së tij. Shkak për krimin e rëndë janë bërë paratë, ku pas një debati burri ka masakruar me çekiç gruan.

Viktimë ka mbetur 58-vjeçarja Suzana Shemuni, e cila ishte gruaja e dytë e Bashkim Telit, pasi ishte ndarë më parë, për arsye të panjohura. Krimi ka ndodhur në lagjen 'Parrucë, ku policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke arrestuar autorin.

Burimet i thanë Report Tv se çifti i bashkëshortëve kishin konflikte prej disa kohësh, ndërsa mbrëmjen e kaluar pas një debatin mes tyre ka ndodhur vrasja. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të cilat e çuan autorin në ndërmarrjen e këtij veprimi.