Report TV - Arrestohen autorët e vrasjes së Agim Buçit në Kamëz

2018-05-14 0

Policia ka zbardhur ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik ku gjatë një tentative grabitje u vra me armë zjarri pronari i një minimarketi në Kamëz, Agim Buci, 53-vjeç. Një nga dy autorët e arrestuar nga policia, Vladimir Kurti, 28-vjeç, nga Burreli, i dënuar më parë për grabitje me dhunë, ka pranuar krimin përpara grupit hetimor, ndërsa ka rrëfyer se armën e zjarrit, rrobat dhe dorezat i hodhën në lumin e Tiranës. Aty pranë ata kanë braktisur edhe automjetin tip "Volkswagen".

Ka qenë pikërisht Vladimir Kurti i ai i cili ka qëlluar për vdekje 53-vjeçarin si dhe ka plagosur bashkëshorten e tij, Merita Kurti në sy të djalit të tyre 6-vjeçar. Ndërsa bashkëpunëtori i tij në krim, Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë, me origjinë edhe ai nga Burreli, ka mbajtur në dorë një thikë. Burime për Report Tv thanë se i Kurti ka shfaqur pendesë dhe përpara grupit hetimor ka qenë i frikësuar dhe është përlotur. Sipas pamjeve të publikuara nga policia, gjithçka ka ndodhur brenda 18 sekondave, ndërsa dëshmitar është bërë edhe djali 6-vjeçar i çiftit Buci i cili ka parë të gjithë skenën e krimit.