600 te prekur nga fruthi

2018-05-14 0

Epidemia e fruthit e rikthyer pas 30 vjetesh në vendin tonë vazhdon të shtojë numrin e të prekurve në radhët e saj.

Që prej Janarit kur u zbulua rasti i parë e deri më tani janë infektuar 600 persona shumica e të cilëve fëmije nën 1 vjeç. Si pasojë e fruthit janë regjistruar edhe 2 vdekje në fëmijët të vegjël.

Aktualisht në shërbimin infektiv janë të shtruar 10 vogëlushë, 2 prej të cilëve nën moshën 1 vjeç gjenden në terapi intensive për shkak të gjendje se rëndë në të cilën ndodhen.

Edhe numri i të rriturve që janë prekur nga kjo sëmundje infektive ka ardhur në rritje.

Burime brenda shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza bëjnë me dije se çdo ditë paraqiten thuajse 10 persona me shenja të fruthit, 3 deri në 5 prej të cilëve shtrohen.

Në spital mbahen vetëm rastet që shfaqin komplikacione, ndërsa pjesa tjetër përcillen për në shtëpi me sugjerimet e nevojshme.

Sipas mjekeve infeksionist, të rriturit që janë të prekur nga fruthi i përkasin vitlindjeve 80-90, kohë e cila përkon me mosefikasitetin e vaksinës.

Për ekspertët e Shëndetit Publik, numri i të prekurve konsiderohet i lartë, dhe e gjitha kjo situatë ka ardhur si pasojë e mos vaksinimit të fëmijëve në moshën 1 vjeç.

Free Traffic Exchange