Ndryshimi i Tiranës, histori suksesi në takimin e Fondacionit Irlandez të Arkitekturës

2018-05-14 0

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ishte i ftuar në takimin e përvitshëm të Fondacionit Irlandez të Arkitekturës me temë ?New Now Next?, për të prezantuar projektet që transformuan Tiranën dhe punën e bërë në tre vitet e fundit. Sheshi ?Skënderbej?, Pazari i Ri apo Bulevardi i Ri, ishin disa nga projektet për të cilat arkitektët irlandezë shfaqën interes, kurse Veliaj theksoi se ndryshimi i nisur në Tiranë do të vazhdojë me disa projekte të tjera si rigjallërimi i Piramidës.

Ishte një kënaqësi e veçantë që prezantova disa projekte shumë cilësore të Tiranës, si transformimi i Piramidës apo Teatri i ri Kombëtar. Më në fund po e shohim Shqipërinë përtej atyre cic-miceve të vogla, në një arenë ndërkombëtare, ku shumë prej këtyre artistëve dhe arkitektëve, me krijesat arkitekturore në Tiranë, po e vënë qytetin tonë në hartë. Sa më shumë dalim përtej bahçes tonë, të zënkave të vogla, kuptojmë reputacionin që po fiton Tirana dhe Shqipëria, puna e bashkisë dhe puna e qeverisë, çka na ndihmon të fokusohemi, të ecim përpara me gjërat që na bëjnë bashkë dhe jo të përçahemi për cic-mice të vogla?, tha kreu i Bashkisë së Tiranës. Veliaj theksoi se tashmë një sërë projektesh arkitekturore të realizuara në këto vite në Tiranë, janë shndërruar në pasaporta prezantuese të kryeqytetit në shumë takime dhe forume ndërkombëtare. ?Sot tregojmë histori suksesi sheshin ?Skënderbej?, Pazarin e Ri, këndin e lodrave te Liqeni, Bulevardin e Ri, që gjithashtu filluan me histori sherresh, por sot janë bërë kartolina jonë. Le të vazhdojmë me kartolina të tilla, le të vijojmë transformimin e qytetit tonë.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Free Traffic Exchange