Kritikët bojkotojnë Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te dielën Lulzim Basha do te bojkotohet nga te gjitha figurat e rëndësishme te Partisë Demokratike që përgjatë viti të fundit kanë qënë kritikë ndaj tij. Edhe pse dy dite me pare jane ftuar zyrtarisht per te marre pjese ne Kuvendin Kombëtar; Jozefina Topalli, Arben Imami, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Majlinda Bregu  nuk do te bëhen pjese e punimeve te forumit me te rendesishem te demokrateve.Te vetmit qe kane konfirmuar pjesëmarrjen nga zerat kritike ndaj kryetarit Basha, janë Eduard Selami dhe Besnik Mustafaj.
Shkaku kryesor për kete bojkot është axhenda e ketij kuvendi, ku nuk parashikohen diskutime per statutin dhe nuk ekziston mundësi qe te marrin fjalën para delegateve.Por burime nga PD bejne te ditur se per çdo nen te statutit kushdo ka mundësi ta marre fjalën edhe pretendimet se nuk kane te drejte fjale eshte vetëm alibi per mospjesëmarrje.Ne pamje te pare formati i këtij kuvendi te kujton ate te protestave dhe mitingjeve qe ka zhvilluar Partia Demokratike; te paret ne kuvend do te flasin qytetaret te cilet do te sjellin historinë e tyre personale dhe pakenaqesine ndaj qeverise. Me pas pritet te flasë kryetari i PD Lulzim Basha, i cili do te paraqesë tezat e tij per Partine Demokratike dhe rrugën per rikthimin e saj ne pushtet.E ne fund do te jete sekretari i përgjithshëm Arben Ristani, i cili do te lexoje statutin per ta hedhur ne votim para 7.500 delegateve.Mendohet qe kuvendi statutor te mbylle punimet brenda 4 orëve. Me pas PD do te nise procesin zgjedhor ne strukturat baze, duke filluar nga seksionet tek krerët e degëve e ne vjeshte do te mblidhet kuvendi i ri per te zgjedhur organet drejtuese te partisë.