http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta dy persona që shikohen në këtë video janë Vladimir Kurti 28-vjeç dhe Ruzhdi Hoti 25-vjeç. Ata u arrestuan mëngjesin e kësaj te premteje, si autorë të dyshuar të grabitjes me pasojë vrasjen e pronarit 53 vjeçar të një miniarketi në Kamëz.Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë së marketit, tregojnë se dy të rinjtë janë të veshur me të zeza, ndërsa në kokë kanë kapuç.Drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skenderaj, tha se ekzekutimi dyshohet të jetë bërë nga 28 vjecari Vladmir Kurti.
Vladimit Kurti nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është dënuar më parë për grabitje me dhunë.Ndërkohë agjentët vijuan kërkimet për gjetjen e armës së krimit. Ajo ishte hedhur në lum, e bashkë me të, edhe veshjet dhe dorezat e përdoruara në ngjarje.Policia sekuestroi edhe automjetin tip ?Volklsvagen?, me të cilin autorët shkuan për të grabitur, e me të cilin u larguan pas krimit.Grabitja ndodhi mbrëmjen e 25 Prillit në Kamëz, ku dy persona të armatosur tentuan të grabisnin miminmarketin e familjes Buci.Gjatë përleshjes me pronarin e minimarketit autorët qëlluan me armë Agim Bucin, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa plagosën bashkëshorten e tij Merita Buci, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithë skena tragjike ndodhi në sy të fëmijës 6 vjeç të çiftit që fatmirësisht nuk u lënduan