Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në lagjen Parrucë ku jetonin i konsideronin si çifti i lumtur.
Por bashkëjetesa e Bashkim Telit dhe Suzana Shumanit përfundoi në mënyrë tragjike.
69-vjeçari e vrau gruan me çekiç pas një debati për 6 000 lek të harxhuara në dy ditë. Të paktën ky është deklarimi i parë pasi u vu në pranga.
Ngjarja u regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate.
Debati me tone të ashpra zgjoi fqinjët që njoftuan policinë.
Teli mësohet se tentoi të largohet nga vendngjarja por nuk ka bërë rezistencë kur u përball me forcat e policinë që kishin mbërritur shpejt në vendngjarje.
Vrasja i ka tronditur fqinjët që thonë se i njihnin si cift të qetë dhe pa probleme
Fqinj: Ata kanë dalë me shëtit dorë për dore me njëri-tjetrin, madje unë vetë i kam thirrur "çifti i lumtur"
Bashkim Teli është baba i dy vajzave të rritura, i ve dhe për të shkolluar vajzat i kishte ndjekur në Tiranë, ku ishte njohur me Suzana Shumanin edhe ajo nënë me fëmijë.
Disa vite më parë ishin rikthyer në Shkodër.
Fqinj: Bashkimi ka qenë tipi i qetë, është për tu habitur që të bëjë këtë krim
Bashkim Teli tashmë akuzohet për vepren penale ? Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare? për krimin e radhës ku viktima është gruaja.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/krimi-ne-shkoder-burri-vret-bashkejetuesen-me-cekic-6-mije-leke