Report TV - Vrasja në Kamëz , dalin pamjet e 2 grabitësve brënda minimarketit, gjenden provat

2018-05-14 0

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e dy grabitësve teksa hyjnë në minimarket në Kamëz, ku në tentativë grabitje vranë Agim Bucin dhe plagosën bashkëshorten e tij, Merita Buci. Autorët janë identifikuar dhe ata janë Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda, të dy nga Burreli, por me banim në Tiranë.

Në pamje duket momenti kur dy të rinjtë të veshur sportiv dhe të maskuar, futen në ambientet e brendshme të minimarketit, ndërsa në duar mbajmë armën pistoletë dhe një thikë.

Pas përleshjes me pronarin e marketit, Agim Buci, dy autorët i drejtohen arkës por siç duket edhe nga pamjet nuk arrijnë të marrin gjë nga frika se aty do mbërrinin persona të tjerë të cilët kishin dëgjuar të shtënat. Gjithashtu, në një sekuencë të videos duket edhe djali 6-vjeçar i cili është futur poshtë banakut .