Zbardhet ngjarja/Një nga të arrestuarit pranon vrasjen e pronarit të minimarketit në Kamëz

2018-05-14 0

Policia ka zbardhur ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik ku gjatë një tentative grabitje, u vra me armë zjarri pronari i një minimarketi në Kamëz, Agim Buci, 53-vjeç. Një nga dy autorët e arrestuar nga policia, Vladimir Kurti, 28-vjeç, i dënuar më parë për grabitje me dhunë, ka pranuar krimin përpara grupit hetimor, ndërsa ka rrëfyer edhe vendin ku fshehën armën tip pistoletë pas ngjarjes. Ai ka qenë i dënuar në vitin 2010 me 5 vite burg. Burime për Report Tv thanë se i dyshuari ka shfaqur pendesë dhe përpara grupit hetimor ka qenë i frikësuar dhe në lot.

Ai ka rrëfyer se kishin shkuar për të grabitur marketin por aty janë përleshur me pronarin Agim Buci, 53-vjeç i cili ka marrë në dorë një thikë. Në këtë moment situata del jashtë kontrollit dhe një prej grabitësve qëllon për vdekje 53-vjeçarin me një plumb i cili i preku organet jetësore. Pas dëshmisë së të penduarit, policia ka shkuar drejt vendit ku dyshohet se është hedhur arma e krimit dhe dorezat, në periferi të Kamzës.