Ora News - Rama-biznesit: Gënjeni në bilance, tavani do rritet mbi 100 mln lekë

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama tha se biznesi i vogël nuk e ka problem vendosjen e TVSH, por tavanin. Gjatë një aktiviteti me biznesin për taksat, kreu i qeverisë tha se do të rrisë tavanin në mbi 100 mln në mënyrë që biznesi mos gënjejë në deklarime.

Rama: Ajo çka unë kam nxjerrë si përfundim nga këto takime është se problemi i juaji nuk është TVSH, por problemi juaj është tavani 8 mln. Duke kapërcyer tavanin 8 mln ju ktheheni në subjekt që pastaj është i detyruar të paguajë një taksë nga 5% në 15%. Kjo bën që shumë prej jush gënjejnë, e thonë vetë. Gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan, ndërkohë xhiron e kanë më të lartë se 8 mln, jetojnë në stresin e vazhdueshëm të hartimit të bilanceve të rreme.

Këtë çështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë si duhet, në mënyrë që biznesi i vogël mos të jetë i detyruar të gënjejë. Tavnai të rritet mbi 100 mln dhe me rritjen e tavanit mbi 100 mln ju nga gënjeshtar të ktheheni në aleatë të shtetit për të realizuar qëllimin e kësaj lëvizje. Qëllimi i kësaj lëvizje nuk është që të marrin më shumë lekë nga ju për buxhetin e shtetit, por qëllimi është që të mos lejojmë që të mëdhenjtë ti shmangen detyrimeve ndaj shtetit.

Kështu që, duke hapur këtë diskutim dhe duke shprehur që ju të jeni po aq të sinqertë sa keni qenë kur kemi folur bashkë, ju garantoj se ne jemi shumë të interesuar që bashkë me ju të arrijmë në një përfundim të arsyeshëm se deri kur duhet të shkojë mbi 100 mln lekë. Ta shtypni atë kasën sa herë bëni një transaksion, se prapë do jeni në pragun e pranuar ku nuk do paguani më shumë se 5% taksë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-biznesit-genjeni-ne-bilance-tavani-do-rritet-mbi-100-mln-leke

Free Traffic Exchange