Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deklaratat kurajoze dhe klima e mirë që u përcoll gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Berlin do të përkthehet në nxitje për të punuar më intensivisht deri në qershor.
Kështu u shpreh zëvendës/kryeministrja, Senida Mesi, gjatë intervistës në edicionin qëndror të lajmeve në Ora News.
Mesi: Është një rrugë pa kthim, rruga tashmë është e hapur, perspektiva është e qartë. Ka të bëjë thjesht momenti, ne duam të kapim momentin aktual, është e rëndësishme për Shqipërinë, sigurisht dhe Maqedoninë pasi ishim dy nga vendet e Ballkanit Perëndimor që morëm të njëjtin rekomandim nga BE për hapjen e negociatave për anëtarësim të pa kushtëzuar. Është një moment shumë domethënës për krejt Ballkanin Perëndimor. Në shumë takime si në nivel të rajonit ashtu edhe në nivelet e tjera të Europës Juglindore dhe më gjerë, momenti është i tillë që nismat janë aty, reformat po implementohen, kush më shumë dhe kush më pak, jemi në rrugën e duhur.
Takimet dhe kontaktet që vetë kryeministri dhe eksponentë të tjerë të qeverisë tashmë kanë nisur me përfaqësues të vendeve anëtare si fushatë lobuese për ti bindur rreth progresit të Shqipërisë deri në qershor, zëvendës/kryeministrja i ka cilësuar domosdoshmëri.
Për zonjën Mesi, komunikimi është detyra primare e qeverisë, veçanërisht me shtetet skeptike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mesi-be-rruge-pa-kthim-shqiperia-do-te-kape-momentin