Report TV - Edi Polka: Pengesa për Shqipërinë nuk është opozita, ja kushtet e Merkel

2018-05-14 0

N/kryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas kthimit të Ramës nga vizita në Gjermani. Ai thotë se e vërteta e vizitës së Ramës në Berlin është se pa Saimir Tahirin para drejtësisë, Bashkimi Europian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë.

Për Palokën, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit janë parakushtet që Berlini pret të plotësohen që të hapë dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë.

Edi Rama deklaroi pasditen e sotme pas kthimit nga Gjermania se Berlini është optimist për negociatat dhe se nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë, ndërsa vendimi do të merret në javët në vazhdim nga Bundestagu.

Nuk prisnim sot që Edi Rama t?u thoshte të vërtetën shqiptarëve për vizitën e tij në Berlin.

E vërteta është se pa Saimir Tahirin para drejtësisë, Bashkimi Europian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë. Me keqardhje, duhet të pohojmë, se nuk ka vend për optimizëm, përsa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat: të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin, të lejojë drejtësinë të veprojë me Saimir Tahirin. Këto janë parakushtet që Berlini pret të plotësohen që të hapë dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë.

Pengesa për Shqipërinë nuk është opozita, nuk janë miqtë e Shqipërisë në Berlin që kërkojnë standard gjerman për Saimir Tahirin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Opozita ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe ka lobuar në Berlin e kudo që Shqipërisë t?i hapën negociatat si mjeti më efikas për të shtuar presionin dhe monitorimin ndaj një qeverie që nuk zbaton asnjë standard europian.

Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën: pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është Edi Rama, lidhjet e tij me krimin dhe mbrojtja politike për Saimir Tahirin. ?

Edi Paloka