Report TV - Mirditë, zjarr i përmasave të mëdha, rrezikohen 10 banesa

2018-05-14 0

Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Thirrë të Njësisë Administrative të Fanit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektaresh me pyll. Në rrezik janë 10 banesa.
Zjarrfikesit e Mirditës ndodhen në vendgjarje, por e pamundur ndërhyrja për shkak të terrenit të thyer malor.
Zjarrëfikësit kanë thënë për Report Tv që është pothuaj e pamundur ndërhyrja për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrëfikës bëhet fjalë nga një sipërfaqe rreth 10 hektarë. Shërbimi zjarrëfikës së bashku me policinë ndodhet në vendngjarje, por e pamundur të ndërhyhet. Era është në favor të zjarrit pasi po bën të mundur përhapjen e flakëve me shpejtëzi. Banorët po mundohen me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

Nuk dihet nese zjarrvënia është e qëllimshme, që mund të ketë si qëllim hapjen e kullotave të reja, por pasi të bëhet e mundur shuarja e flakëve, do të hetohet për shkaqët e zjarrit.

Free Traffic Exchange