Ora News - Rama më optimist se dje për negociatat

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama u kthye nga Berlini me optimist se sa ishte kur shkoi. Me kancelaren Merkel shkembyen mendime per progresin e atyre qe Gjermania i quajti parakushte nderkohe qe çështja Tahiri, pranoi se u diskutua ne Komisionin e Çeshtjeve Europiane gjermane.

Rama: Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e Raportit të Progresit, për ecurinë në të 5 prioritetet, në mënyrë të veçantë ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me vetting-un, që, siç e dini dhe ju, përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe ka një vëmendje shumë të veçantë nga të gjithë, por edhe nga vetë kancelaria gjermane.

Është bërë një pyetje në Komisionin e Çështjeve Europiane lidhur me këtë çështje dhe lidhur me pozicionin tonë në këtë proces. Pyetje që sigurisht ka pasur të bëjë në thelbin e shqetësimit të vet edhe me baltën e eksportuar atje dhe me tregimin e deformuar të kësaj historie. Por ne kemi qenë në Gjermani, nuk kemi qenë në Venezuelë, ku të na kërkohet që të kapim dikë dhe ta çojmë përpara drejtësisë, sepse kjo është një çështje e drejtësisë dhe këtë në Gjermani e dinë që kur marrin qumështin e nënës.

Pak perpara konferences per shtyp, deputeti gjerman Gunther Krichbaum shkroi ne facebook se ia kishte thene Edi Rames se Shqiperia nuk eshte gati per negociatat, por Kryeministri e mohoi te kete ndodhur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-me-optimist-se-dje-negociatat