Ora News - A është kërkuar arrestimi i Tahirit nga Gjermania? Rama: Kishte pyetje...

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama u pyet nëse gjatë vizitës në Gjermani i ishte kërkuar arrestimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke pranuar se kishte pasur pyetje në Komisionin e Çështjeve Evropiane në Bundestagun gjerman, kryetari i të cilit është deputeti i partisë së Merkel, Gunther Krichbaum.

-A j'ua përmendi kancelarja Merkel Saimir Tahirin me emër apo ish- funksion?

Rama: Me kancelaren kemi folur me detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, ecurinë në pesë prioritetet, në mënyrë të veçantë ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me vettingun që siç e dini dhe ju përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe ka një vëmendje të veçantë nga të gjithë por edhe nga vetë kancelaria gjermane.

-Edhe DW ka raportuar se edhe gjatë vizitës tuaj në Gjermani u është kërkuar gjatë takimeve që ish-ministri i Brendshëm Tahiri ti "dorëzohej" drejtësisë. A ju është kërkuar një gjë e tillë?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eshte-kerkuar-arrestimi-i-tahirit-nga-gjermania-rama-kishte-pyetje

Free Traffic Exchange