Ora News - Banka Botërore jep 50 mln dollarë për ndërtimin e rrugëve rajonale e lokale

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka Botërore i ka akorduar Shqipërisë një fond prej 50 mln dollarësh për ndërhyrjet në rrugët rajonale e lokale. Programi për vitin e parë parashikon rehabilitimin e rrugëve Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.

Rrugët lokale në Shqipëri, të cilat kanë impakt në turizëm, do të rehabilitohen falë një fondi të Bankës Botërore prej 50 mln dollarësh.

Programi për vitin e parë të projektit përfshin tri segmente rrugore të njohura për rëndësinë e tyre në zhvillimin e turizmit dhe të bujqësisë siç janë rrugët Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.

Sipas Bankës Botërore, kushtet aktuale të rreth gjysmës së rrjetit rrugor rajonal e lokal nuk e mbështesin mjaftueshëm aksesin në shërbimet publike bazë apo në aktivitete ekonomike.

Kjo gjendje pengon zhvillimin e industrisë së turizmit si dhe të sektorit bujqësor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banka-boterore-jep-50-mln-dollare-ndertimin-e-rrugeve-rajonale-e-lokale