Report TV - Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pazar me pavarësinë e Kosovës

2018-05-14 1

Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në marrëdhëniet e Serbisë me Bashkimin Europian. Duke cituar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, The Guardian raporton se numri një i shtetit serb ka deklaruar se ?ata do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës nëse Serbia merr diçka konkrete në këmbim?.

The Guardian ndër të tjera në shkrim duke i bërë një profil figurës së tij si politikan shkruan se Vuçiç i ka hedhur pas krahëve shumë prej ish-pikëpamjeve të tij nacionaliste. ?Ai ka refuzuar akuzat e autoritarizmit dhe tani shihet nga komuniteti ndërkombëtar si udhëheqësi që mund të firmosë marrëveshjen e pajtimit me Kosovën? shkruan The Guardian.

Në intervistën për The Guardian Vuçiç ka deklaruar se ?Jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje të mundshme. Jemi të gatshëm të marrim në konsideratë çdo propozim që nënkupton një zgjidhje kompromisi por vetëm atëherë nëse Serbisë i ofrohet diçka në këmbim?.

Gjatë viteve të fundit pas një sërë takimesh të drejtuara nga shefja e diplomacisë europiane Mogherini, Brukseli shpreson në arritjen e një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.