Ora News - Organizatorët e protestës për Rrugën e Kombit: Po kërcënohemi dhe përndiqemi!

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Organizativ i Protestës për taksën në rrugën e kombit,Këshilli Bashkiak Kukës dhe Shoqata ?Biznesi për Biznesin?në një konferencë për mediat të enjten pasdite denoncoi disa kërcënime deri në përndjekje fizike përmes sms-ve drejtuar anëtarëve të komisionit.

Kërcënimet kanë ardhur si reagim për kundërshtimet për taksën zero,negociatat e qeverisë me konçensionarin për tarifa lehtësuese si dhe protestave të zhvilluara.

Sokol Kolgjini, shoqata "Biznesi për Biznesin": Duke marrë shkasë nga disa veprime përndjekëse dhe kërcënuese të ndodhura ditët e fundit ndaj anëtarëve të komisionit të protestës për Rrugën e Kombit, theksojmë se veprime të tilla të turpshme vetëm sa na bëjmë më kurajoz në qëndrimet tona të drejta për banorët e Kukësit. I bëj thirrje organeve përkatëse të kryejnë detyrimet e tyre ligjore. Kërcënimet kanë ardhur me SMS dhe deri tek përndjekjet fizike. Natyrisht ne kemi marrë hapat ligjor për denoncimin e tyre.

Ndërkohë komisioni organizativ theksoi se do të vijojnë të jenë në krye të nismave kundërshtuese për negociatat që qeveria po bën me konçensionarin të cilët i cilësojnë provokim çdo tarifë për lëvizjen në Rrugën e Kombit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/organizatoret-e-protestes-rrugen-e-kombit-po-kercenohemi-dhe-perndiqemi