Ora News - Vlahutin: Bashkitë të mbledhin të ardhurat dhe t'i investojnë tek shërbimet për qytetarët

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin u shpreh mjaft kritike me përformancën e pushtetit vendor, pasi sipas saj të ardhurat e mbledhura nga pushteti vendor janë vetëm 14 %, duke mbetur të fundit në rajon. Diplomatja europiane ju bëri thirrje bashkive që të mbledhin të ardhurat dhe t?i kthejnë në shërbime për qytetarët.

Vlahutin: Raporti për të ardhurat vendore janë vetëm 14%, më i ulëti në rajon. Të ardhurat nga pushteti vendor në Shqipëri përfaqëson vetëm 9 % të PBB për frymë, por mesatarja e BE është 25 %?. Bashkitë duhet të jenë në gjendje që të mbledhin të ardhurat e tyre dhe ti investojnë në shërbime të qytetarëve.

Vlahutin mori shembullin e Kukësit, Bulqizës dhe Mirditës, të cilat edhe pse janë të pasura me burime energjitike apo minerare, sërish bashkitë nuk marrin asnjë përfitim financiar. Dhe për këtë duhet decentralizim fiscal, ccka do të thotë që fitimet nga burimet natyrore të mbeten në bashkitë përkatëse.

Vlahutin: Është e qartë që decnetralizimi i famshëm fiskal është thelbësore. Më lini të marr shembullin e Kukësit që është një prej zonave më të varfëra në Shqipëri. Të paktën 70% e energjisë në nivel kombëtar prodhohet atje dhe bashkia nuk merr asnjë përfitim financiar. Edhe në Bulqizë nga industria minerare dhe 5% e të ardhurave i shkojnë bashkisë e cila ka nevojë për fonde.

Bashkitë duhet të përfitojnë nga bizneset që punojnë në territorin e tyre. Unë kam qenë në Mirditë, ku i gjithë rajoni mund të përjetojë një rilindje të biznesit me një shumë prej 25 mln eurosh që mund të investohet në prodhimin e verës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlahutin-bashkite-te-mbledhin-te-ardhurat-dhe-ti-investojne-tek-sherbimet-qytetaret

Free Traffic Exchange