Report TV - Kontrata për lobimin në SHBA, Luan Rama: Tymnajë për të zhvendosur vëmendjen nga droga

2018-05-14 0

Zv/kryetari i LSI, luan Rama e ka cilësuar tymnajë investigimin e revistës amerikane ?Mother Jones? për lobimin e LSI në SHBA, përmes një kompanie të lidhur me një oligark rus.

Gjatë një konference për shtyp, Rama u shpreh se kjo është tymnajë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e drogës.

Ka një reagim korrekt, shumë etik dhe profesional, me transparencë dhe përgjegjësi politike nga LSI. Transparenca dhe të gjitha veprimet tanë janë kryer konform ligjit, janë ezauruar në KQZ, çdo tymjanë që përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga halli i madh i qeverisë, taksa, tarifa, që kanë të bëjnë me të gjithë ekzistencën dhe ndjeshmërinë kombëtare të shqiptarëve, në këto kushte nuk ka vend për tëhumbur kohë me atë që quhet Mother Jones.

Të mos humbim kohë me sajesa dhe gjëra pa vlerë. sajesa apo Fake Neës, por të fokusohemi tek realiteti shqiptar. Ne jemi të hapur ndaj cilit do dhe përkëdo për të gjithë aktivitetin e LSI

Luan Rama, zv/kryetar i LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim, reagoi një ditë më parë, duke publikuar pyetjet dhe përgjigjet që janë këmbyer mes saj dhe gazetarëve të Mother Jones lidhur me investigimin e fundit të revistës prestigjioze amerikane, që ngre hije të forta dyshimi lidhur me një lobim të mundshëm rus në favor të Ilir Metës dhe të LSI në SHBA, të gnjashëm me atë që revista në fjalë kishte zbërthyer edhe për Partinë Demokratike.