Mesazhi gjerman për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për analistet, vizita e nje kryeministri shqiptar ne Gjermani është gjithnjë nje moment shume i rendesishem dhe nje ngjarje me shume peshe, por mesazhet e dhëna nga kancelarja Merkel, ndoshta nuk jane ato qe priste Kryeministri Rama.



Agron Gjekmarkaj: Reagimi i zonjës Merkel sigurisht nuk ishte ai qe ka dëshiruar kryeministri dhe qe presim te gjithë ne. Ishte nje reagim realist, hezitues. Është e kote qe ne, propagandën qe ndërtojmë ne Shqipëri, t?ua shesim si te vërtete partnereve tanë europiane.

 

Skender Minxhozi: Unë mendoj qe ishte një vizite e cila na hodhi pak me shume drite mbi atë qe mund te jete e ardhmja e afërt e hapjes ose jo te negociatave dhe unë besoj qe ishte me shume një PO se sa një JO, nga ana e Gjermanisë.

 

Por duke u ndalur tek puna per lobimin qe do duhet te beje qeveria shqiptare, Minxhozi dhe Gjekmarkaj, ndajnë qëndrime te ndryshme.



Agron Gjekmarkaj: Gjermania dhe Franca jane dy lokomotivat kryesore qe ecin ne shinat e BE por lobimi duhet te përqendrohet atje. Por theksoj, problemi qëndron tek ne, tek shtëpia jone, brenda nesh dhe nese nuk zgjidhen ato, mund te lobojme sa te duam, nuk do kemi sukses, sepse ne nuk i gënjejmë dot europianet.



Skender Minxhozi: Duhet punuar me shume me fuqitë kryesore te kontinentit dhe me vendet nordike, te cilat jane per definicion, janë skeptike ndaj procesit te zgjerimit dhe vendeve te veçanta siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet te kuptojmë qe Europa e bashkuar nuk po kalon nje moment roze te saj.

 

Pas rekomandimit pozitiv te pak javëve me pare nga Komisioni Europian, ne Qershor do te jete radha e Këshillit te BE-se, i cili do te vendos përfundimisht mbi te ardhmen e hapjes se negociatave