Bankat shtrëngojnë kreditimin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse shifrat tregojnë një përmirësim të situatës makroekonomike, duket se sistemi bankar nuk reflekton të njëjtën pritshmëri. Në raportin e fundit  të Bankës së Shqipërisë vërehet se bankat vlerësojnë që kriteret për të dhënë kredi janë shtrënguar, dhe do të vijojnë të jenë të tilla, kryesisht për bizneset e vogla dhe të mesme por edhe për konsumatorët. Bëhet fjalë kryesisht për kreditë për blerje banese, por edhe për kreditë konsumatore. Por pse ky perceptim nga ana e bankave?



Raporti vijon  më tej kur thotë se edhe normat e interesit për tremujorin e dytë të vitit 2018 mund të jenë edhe më të shtrenjta dhe shkak për këtë janë cilësia jo e mirë e kolateraleve, por edhe niveli i kredive me probleme.



Duke ju referuar edhe ekspertëve të Bankës së Shqipërisë, shkak për të risk të shtuar nga ana e bankave është edhe luhatja në kursin e këmbimit. Çdo nënçmim i monedhës evropiane nuk është i mirë për bankat që kanë dhënë kredi në euro, ndonëse ky fakt është pozitiv për konsumatorët.

Free Traffic Exchange