Anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës janë larguar nga mbledhja e këshillit. Kreu i anëtarëve të djathtë në këshill, Kreshnik Çollaku, sqaroi jashtë dyerve të bashkisë largimin e këshilltarëve të PD e LSI nga mbledhja.
Shkak për këtë vendim, sipas Çollakut, janë bërë dy vendime të bashkisë, që sipas opozitës, janë kriminale. Çollaku deklaroi se bëhet fjalë për Parkun Rinia, që sipas tij, projekti po sponsorizohet nga një mafie e re, ajo e naftës në Tiranë, si dhe projekti për prishjen e Teatrit Kombëtar.
?Opozita në këshill, PD e LSI, vazhdojmë të mbajmë marrëdhënie të kushtëzuar me këshillin bashkiak. Kjo është kushtëzuar nga prania e përhershme e 6 individëve me mandate false. Ata sillen sikur janë këshilltarë dhe votojnë si të tillë. Prania e tyre hedh në erë legjitimitetin e këshillit bashkiak. Pse duhet prania e tyre? Kjo duhet për të përgatitur akte si ky që janë sjellë sot për vendim. Dy janë absolutisht kriminale: projekti i sponsorizuar nga një mafie e re, ajo e naftës në Tiranë, për të betonizuar Parkun Rinia. Kjo votë kërkon 3/5.
Vendimi i dytë: Prishja e Teatrit Kombëtar. Këto vota ata sot nuk i kanë, asnjë ditë nuk do t?i kenë për sa në këtë këshill do të jetë kjo opozitë. Ne do bëjmë barrikadë për këto dy krime mafioze. Çdo gjë që ndodh në atë sallë është e kompromentuar. Sot grupi që mbështet PS është minorancë"