Report TV -Skandali i radhës nga Mother Jones: Si PD edhe LSI ka lobuar nëpërmjet oligarkëve rus

2018-05-14 1

Revista prestigjoze investigative amerikane Mother Jones, pasi zbërtheu skemën e financimit të Partisë Demokratike të Shëipërisë për të lobuar në SHBA, nëpërmjet disa rusëve të lidhur me Vladimir Putinin, kësaj here vjen me një investigim që ngre të njëjtat dyshime të lidhjeve mes rusëve dhe shqiptarëve edhe për sa i takon LSI-së dhe Ilir Metës.

Rreth një muaj më parë revista prestigjioze ivestigative amerikane, zbërtheu skemën e disa kompanive guackë, paratë e të cilave kishin përfunduar deri në SHBA për të financuar një lobim të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Nga ky lobim kishte përfituar Lulzim Basha, i cili kishte pozuar edhe për një fotografi me Donald Trump, por rezultoi se pask kompanive guackë që kishin paguar paratë qëndronin disa shtetas rusë, të afërt me Vladimir Putin.

Sipas investigimit të radhës nga Mother Jones, duket se edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka përfituar nga e njëjta skemë, dhe nëpërmjet shtetasve rusë mund të ketë përfituar mundësimin e loboimit të saj në SHBA.