Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës ilir Meta i dorëzoi këtë të mërkurë, Dekretin për shtetësinë shqiptare Arqipeshkvit Metropolit të Tiranë-Durrësit dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot George Frendo. Vendimi për dhënien e shtetësisë është dhënë gjatë meshës së mbajtur në katedralen e Shen Palit në Tiranë, me rastin e 25-vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri
Meta: Duke vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur prej më shumë se 20 vitesh në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmosisë fetare dhe duke e falenderuar përzemërsisht për gjithçka ka bërë për komunitetin katolik por jo vetëm, tanimë edhe si Arqipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë kam nderin dhe privilegjin si President i Republikës ti akordoj Imzot George Frendos dhënien e shtetësisë shqiptare.
Kreu i Shtetit ka vlerësuar kontributin mbi 20 vjeçar të Imzot Frendos në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare.
Meta: Imzot George Frendo u shërbeu dhe kontriboi me shpirt për të ndihmuar të varfrit dhe familjet në nevojë jo vetëm shpirtërisht por edhe duke u ndërtuar atyre shtëpi dhe banesa. Imzot Frendo është gjithashtu një nga frymëzuesit, arkitektët e shumtë të ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare, të bashkëjetesës dhe harmonisë së besimeve. Falë nismave dhe veprës së tij u është ofruar punë dhe shërbime qindra njerëzve në nevojë si dhe janë krijuar vepra serioze të strukturës sociale duke e shndërruar kishën katolike në një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/imzot-george-frendo-merr-nenshtetesine-shqiptare