Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shpërthimi i epidemisë së fruthit ndodh në këto përmasa pas rreth 30 viteve në Shqipëri.
ISHP raportoi për 600 persona të prekur nga muaji janar, ndërsa tek të rriturit, ka ditë që Shërbimi i Infektivit pret rreth 5 persona në ditë.
Kalo: Mesatarja e shtrimeve vijon 3-5 në ditë, ndonjëherë nuk ka asnjë rast të shtruar që paraqiten midis 5-10 raste, por jo çdo ekzantemë, çdo pullë e kuqe në këtë periudhë viti është fruth.E rëndësishme është që fruthi duhet bërë kujdes në izolimin ose vetëizolimin e rasteve, pra aty ku bie. Duke ditur se sëmundshmëria e rasteve është shumë i lartë.
Nisur nga kjo situatë, prof.dr Tritan Kalo, mjek infeksionist, thotë se duhet të vazhdojë vaksinimi përtej kalendarit të përcaktuar, pasi edhe në botë këto ditë që përkojnë me javën e vaksinimit, autoritetet shëndetësore kërkojnë ndërgjegjësimin e popullatës për ta kryer atë.
Kalo: Vaksinimi duhet bërë në çdo ditë të vitit në ato grupe që nuk janë vaksinuar, në ato grupe që nuk janë imunizuar si duhet, nuk ka të përcaktuar, fruthi që duhet bërë në janar, në shkurt, në mars, në prill. Gjatë gjithë 365 ditëve të vitit duhet imunizuar popullata.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/epidemia-e-fruthit-5-persona-ne-dite-shtrohen-ne-infektiv