stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Majlinda Beja Agolli denoncon në emisionin ?Stop? problemet me pronën e saj, me të cilën po abuzohet nga ana e ndërtueses Natasha Ulqinaku.
?Unë i jam drejtuar emisionit ?Stop? për të zgjidhur problemin që kam që prej vitit 2010. Patëm një truall që ishte pronë e mamasë sime, Hamide Beja. Unë Majlinda, Mimoza dhe Edmondi trashëgonim këtë pronë prej mamasë tonë. E dhamë këtë truall në rrugën ?Ali Visha? për objekt. Në bazë të kontratës së sipërmarrjes që ne bëmë me firmën ?Dajti FN?, me administratoren Natasha Ulqinaku në vitin 2010 u ndërtua objekti dhe dolëm pa pronë fare!?
Familja Agolli lidhi kontratë me shoqërinë e ndërtimit ?Dajti FN? për ndërtimin e një objekti në truallin e trashëguar prej nënës së tyre, në këmbim të tre apartamenteve dhe tre dyqaneve.
Denoncuesja tregoi se morën një apartament dhe më pas kryen një kontratë tjetër, ku kthyen pjesën tjetër të objekteve në vlerën monetare prej 167 mijë euro, por nuk i kanë marrë ende këto para.
?Natasha Ulqinaku nuk na ktheu detyrimin. Thoshte do ua jap kur të kem lekët, kur të shes apartamentet?, u shpreh Majlinda.
Në vitin 2013, nisi kalvari gjyqësor mes familjes Agolli dhe shoqërisë së ndërtimit ?Dajti FN?. Gjykata dha vendim të formës së prerë, sipas të cilës, një përmbarues privat vendosi nën sekuestro konservative tre pasuri të shoqërisë.
Përmbaruesi Medat Kajolli tha se më datë 6 Qershor 2016 janë vënë nën sekuestro disa pasuri të palës debitore dhe më datë 20 Qershor është konfirmuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë që janë vënë nën sekuestro. Por pasuria numër 228 doli nga ZRPP e pastër dhe shoqëria ?Dajti FN? e shiti, pavarësisht se ishte e sekuestruar.
?Më 16 Gusht të vitit 2017 vihemi në dijeni nga ZRPP Tiranë për një nga pasuritë, që ishte vënë në sekuestro nga ana e Zyrës Përmbarimore, që ka ndodhur transaksion, është bërë shitje?, tregoi përmbaruesi privat.
Ai shtoi se nëpërmjet një shkrese kërkuan nga ZRPP-ja në Tetor të vitit 2017 që t?i informonte dhe t?u dërgonte një kopje të të gjithë dokumentacionit nga regjistrimi fillestar i pronës e deri në momentin e shitjes për të kuptuar sesi ka qenë e mundur që është hequr nga sekuestro dhe më pas është shitur. Por deri më sot nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje.
Në një ballafaqim të denoncueses Majlinda Agolli dhe ndërtueses Natasha Ulqinaku në lidhje me shitjen e apartamentit të sekuestruar, kjo e fundit u shpreh se prona është e familjes Ulqinaku, duke e kërcënuar se ata mund ?ta shkrijnë?.
Majlinda Agolli ? Apartamentin përse e shite?
Ndërtuesja Natasha Ulqinaku ? Sepse do mbaroja pallatin tënd, që është 600?
Majlinda Agolli ? Apartamentin, përse e shite që ishte në sekuestro?
Ndërtuesja Natasha Ulqinaku ? Unë me?, pse e shita?. po të jap llogari ty unë mi?! Unë s?i jap llogari familjes time, të të jap ty? Ajo është e imja.
Majlinda Agolli ? Ajo ishte me sek...