?Gjermania vlerëson reformat dhe mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por për hapjen e negociatave duhet të plotësoni edhe disa kushte deri në qershor?. Ky ishte mesazhi i kancelares Angela Merkel gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama mesditën e sotme në Berlin.
Takimi Rama-Merkel zgjati 90 minuta, ndërsa para tij u zhvillua konferenca për mediat, ku kancelarja gjermane vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria. Merkel deklaroi se në javët në vazhdim Gjermania do të japë vendimin e saj për Shqipërinë nëse është pro apo kundër hapjes së negociatave në qershor.