Ora News - Kampionati botëror i shahut, Bilinci: Kemi cilësi sportive, synojmë zonën e medaljes

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

400 shahistë të vegjël dhe rinj, nga ku 88 prej tyre vijnë nga qytete të ndryshme të vendit dhe të tjerë nga 40 vende të botës janë bërë pjesë e Kampionatit botëror të shahut në shkolla që po zhvillohet në qytetin e Durrësit.

Shahistët, djem dhe vajza të moshave nga 6-17 vjeç po ndeshen në 6 kategori të ndryshme moshash, në 9 ture radhazi, që do të përfundojnë më 29 prill.

"Është një nga garat zyrtare më të rëndësishme të Federatës Botërore".

Majlinda Bilinci, sekretare e Federatës Shqiptare të Shahut, njeherësh menaxhere e kampionatit botëror tregon për "Ora News", se tre nxënës shqiptarë pritet të arrijnë rezultate të kënaqshme.

"Ka shahistë që janë me tituj, "Mjeshtër Ndërkombëtar" por pritshëmritë janë. Gara do ta tregojë dhe ne kemi shahistët tanë që kanë shumë cilësi sportive, kemi një grup shahistësh që kanë treguar veten në garat e kaluara."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kampionati-boterore-i-shahut-bilinci-kemi-cilesi-sportive-synojme-zonen-e-medaljes#.WuCnVDaUQwQ.facebook