Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pak ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e arrestit për porositësin e vrasjes së komisarit Artan Cuku, ka reaguar edhe Shoqata e Policëve në Lirim. Në një intervistë për Ora News, nënkryetari Ismail Elezi shprehet i keqardhur për qëndrimin zyrtar të policisë, që nuk e pranonte faktin që tashmë është zyrtar, pra vrasjen e Cukut për shkak të detyrës.
Shoqata e Policëve në Lirim reagon ndaj shpalljes në kërkim nga prokuroria të personit të dyshuar si porositës i vrasjes së komisarit, Artan Cuku.
Përfaqësues të Shoqatës, shprehen të keqardhur për qëndrimin zyrtar të policisë, e cila nuk e pranoi asnjëherë faktin se komisari Artan Cuku u vra për shkak të detyrës duke ngritur versione të tjera pas ngjarjes.
Në një intervistë për Ora News, nënkryetari Ismail Elezi tha se Shoqata dyshonte që në ditën e vrasjes së Cukut, një vit më parë, se ai u ekzekutua për shkak të detyrës.
Elezi: Më vjen keq sinqerisht që arrij dhe e ritheksoj, është qëndrimi i Ministrit Fatmir Xhafaj në atë kohë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit që kurrë nuk e pranuan që i ndjeri Cuku ka humbur jetën për shkak të detyrës.
Vetëm para pak ditësh, Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë 'arrest me burg' për Bledar Jambellin, ose siç njihej ndryshe Rikardo Muka, i cili akuzohet si porositës i vrasjes së Cukut, ndërsa Mikel Shallari tashmë i arrestuar, akuzohet si ekzekutori i krimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/keqardhje-xhafaj-qe-se-pranoi-se-cuku-u-vra-shkak-te-detyres