Report TV - "Dasma e Skënderbeut" përplas Taren me Velajn

2018-05-14 1

Dasma e improvizuar në Kalanë e Kaninës, ku 567 vjet më parë Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu mori nuse Donikën ka pasur dy anë medalje sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tares që ka çuar më tej në përplasje mendimesh me iniciuesin e improvizimit.

Tare ka vlerësuar si pozitive idenë e deputetit socialist Fate Velaj, por realizimi i dasmës së vitit 1451 në ditët e sotme lë shumë për të dëshiruar sipas tij.

Dasma e Skënderbeut si ide në vetvete duhet parë si një iniciative pozitive, e cila mund të pasohet nga plot ide të tjera të këtij zhanri. Por, si gjithnjë në Shqipëri pozitiviteti apo serioziteti i gjësë kur vjen për t?u realizuar kthehet në një farsë komike e cila të trishton. Përse vallë jemi kaq të paaftë të prodhojmë gjëra serioze? Perse valle një ide e shkëlqyer për zhvillimin e turizmit të trashëgimisë kulturore duhet të kthehet një theatër banal fshati? Përse e bëjmë edhe Skënderbeun e shkretë qesharak? Shikoni seriozitetin e organizatoreve italianë të procesionit të Romës. Prodhimi i veshjeve deri në detaje, serioziteti, madhështia e ngjarjes, sjellja e njerëzve e plot detaje të tjera qe të bëjnë ta jetosh atë periudhë të lashtë. Po Dasma jonë? Një farsë komike që të bën të qash.

Auron Tare, drejtor i AKB
Nga ana tjetër, deputeti Velaj në kundërpërgjigje ka pranuar se organizimi i dasmës mund të mos ketë qenë më i mirë, por ai nuk ka marrë asnjë fond nga shteti dhe se festa është financuar nga djemtë e Kaninës në vitin jubilar të Skënderbeut.

Të krahasosh Kaninën me Romën, është groteske. Mjerane. Vetëm buxheti i kulturës së bashkisë së Romës është më i madh se i shtetit shqiptarë. Ata që janë mësuar ta shohin kalin nga dhëmbët, e duan Shqipërinë vetm me festa ëmbëlsirash. Me festën e mishit të pjekur. Janë ata që kanë 27 vite që merren me analizat se kur iku gjermani i fundit nga shqipëria, në datë 28 apo 29 nëntor 1944 e shpikën festat e tyre. Të revanisë. Të asudesë. Të reshedisë. Të dhisë e të kecit. Ata që kanë 27 vite që Skënderbeun e bëjnë një herë Serb e një herë Bullgar. Një herë Malazez e në herë Kinez, por asnjëherë Shqiptarë. Por, kur shohin të realizohet një festë ku mblidhet shqiptarizmi, kërkojnë ta çojnë kalin tek dentisti.

Fate Velaj, deputet i PS

Free Traffic Exchange