Tiranë- Policia rrugore ka përqendruar kontrollet tek transporti i Specializuar ( i nxënësve ) dokumentacioni i nevojshëm dhe sistemet e sigurisë së mjeteve që përdoren për këtë qëllim.
Me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë, kryesisht për mjetet e transportit të specializuar, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të përqendruara në afërsi të Shkollave publike dhe jo Publike si dhe në disa rrugë Urbane të Kryeqytetit.
Kontrollet dhe verifikimet e Policisë Rrugore ndaj kësaj kategorie kishin si objekt sistemet e fiksimit, rripat e sigurisë për mjetet e transportit të Specializuar, dokumentacionin përkatës, kapacitetin mbartës si dhe kërkesat teknike që duhet të plotësojnë këto mjete transporti.
Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar dhe proceduar administrativisht :
? 15 drejtues mjetesh të transportit të specializuar ( transport nxënësish) për mospërdorim të sistemeve të fiksimit dhe rripave të sigurisë.
? 10 drejtues motorash për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.