Qeveria ka nisur diskutimin që do t?i hapë rrugën hartimit të marrëveshjeve për heqjen e taksimit të dyfishtë në shkëmbimet tregtare mes vendeve. Kjo nismë, sipas Unionit të Dhomave të Tregtisë është në kuadër të përpjekjeve për kudër ligjor të favorshëm për biznesin.
Qeveria shqiptare ka nisur diskutimet për hartimin e një marëveshje konkrete për heqjen e taksimit të dyfishtë, për mallrat që eksportohen nga Shqipëria.
Fakti është bërë i ditur nga kryetarja e unionit të Dhomave të Tregtisë, Ines Muçostepa, e cila ka shtuar, se po ashtu po diksutohet edhe një tjetër marëveshje, për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve që ka për qëllim rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes vendit tonë dhe vendeve të tjera.
Ines Muçostepa: Siç jemi informuar, institucionet e larta shtetërore janë duke ndërmarë hapa drejt plotësimit të kuadrit ligjor, për tu dhënë shtysë shkëmbimeve ekonomike e tregtare. Është gjithashtu në proces, negociimi e marëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve si dhe marëveshja për eleminimin e taksimit të dyfishtë. Mendoj, se të gjtiha ëkto elementë në momentin që do të aplikohen, do të jenë një ndihmesë për bizneset tona.
Ekspertët herë pas herë kanë kërkuar që institucionet shtetërorëe të krijojnë stabilitet makroekonomik, kuadër ligjor të favorshëm dhe reforma strukturale për thithjen e sa më shumë investitorëve, pasi Shqipëria është vend tërheqës në shumë sektorë për investitorët e huaj.