Rama: Shqipëria, jo “kokë turku” në BE - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rekomandimi pa kushte nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave për anëtarësim, për kryeministrin Rama, është tregues se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara. Në një intervistë për Dojce Vele, ai tha se vendi nuk duhet të bëhet preh e lojërave apo interesave të caktuara politike të BE.



 ?Nuk është për t?u marrë e mirëqenë, sepse nga njëra anë ne kemi marrë një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar çka nënkupton se teknikisht ne kemi përmbushur të gjitha detyrimet dhe detyrat e shtëpisë janë bërë për këtë fazë. Tashmë është një vendimmarrje bazuar një gjykimin politik dhe kur bëhet fjalë për gjykim politik ka gjithmonë luftë sepse ka këndvështrime të ndryshme dhe interesa të ndryshme. Po ajo çka do të doja është që Shqipëria të mos behej peng i asnjë dinamikeje të brendshme politike e të mos përdoret nga forcat politike dhe individët si një lloj ?koke turku? për të avancuar axhendat të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ne kemi bërë për detyrat e shtëpisë.?



Si pikë mbështetje në procesin e integrimit europian, Rama sheh Kancelaren gjermane Merkel.

 

?Ka mjaft miq dhe partner të Shqipërisë në këtë proces dhe së pari e mbi të gjitha besoj fortë që Kancelarja, që është një kampione europiane dhe ka qenë kampione e proceseve transformuese në rajon duke nisur me Procesin e Berlinit, do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi për ne dhe Maqedoninë në një moment thelbësor, kur disa vende janë duke negociuar, konkretisht Serbia dhe Mali i Zi dhe ne jemi gati të bashkohemi me ta në një rrugëtim që do të jetë i vështirë, i gjatë, por që është absolutisht thelbësor për ta ndryshuar Shqipërinë dhe rajonin më tej?



Qëndrimit të deputetit gjerman Gunther Krichbaum, sipas të cilit Shqipëria ka ende shumë për të bërë, Rama iu përgjigj duke risjelle ne vëmendje reformat e ndërmarra.



 ?Nëse do t?i shihnim këto çështje bazuar në fazën ku gjendemi, ne nuk kemi bërë vetëm progres thelbësor, por befasues. Nëpërmjet procesit të vettingut vetëm në hapat e para kemi 21 gjyqtarë dhe prokurorë, pasha të rënda, të cilët janë jashtë sistemit. Pra sistemi po pastrohet. Në raportin e progresit dhe paketën e zgjerimit është shprehur mjaft qartë se ky është një model që duhet përhapur në vendet e rajonit.  Ka vende që po negociojnë dhe duhet të bazohen në këtë model. Më lini të kujtoj rezultatet befasuese të çrrënjosjes së kultivimit të kanabisit vitin e kaluar. Po ta shohim nga këndvështrimi i hyrjes në një fazë të re tani është më shumë se mjaftueshëm, por po ta shohim nga këndvështrimi i të bërit anëtar, jam plotësisht dakord me zotërinjtë që kemi ende shumë për të bërë?

 

Kryeministri vlerëson integrimin e rajonit, jo thjesht si një çështje politike, por mbi të gjitha interes për sigurinë e unionit.



?Europa ka nevojë për Ballkanin për sigurinë dhe së pari dhe mbi të gjitha. Një Evr...