“Shqipëria, faktor stabiliteti” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke bërë thirrje për më shumë diplomaci, dialog dhe ndërmjetësim për të zgjidhur konfliktet, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara u mblodhën dje në një takim të nivelit të lartë për të ndihmuar në forcimin e një qasjeje të re për sigurimin dhe ruajtjen e paqes.



Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati ishte i pranishëm në këtë takim, ku shprehu bindjen se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore është në thelb e lidhur me parandalimin e konfliktit dhe ruajtjen e paqes.



 ?Si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është një kontribuues aktiv për paqen dhe sigurinë në mbarë botën dhe veçanërisht në ato rajone ku rrezikohet edhe paqja edhe siguria. Ne kemi nisur iniciativa rajonale siç është Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor në të cilat po kontribuojnë financiarisht dhe bashkë-qeverisin të gjitha 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne do të mirëpresim mbështetjen e mëtejshme të OKB-së për këtë iniciativë, duke përfshirë edhe mbështetjen e Fondit për Ndërtimin e Paqes.?



Ministri Bushati theksoi se zbatimi i Axhendës 2030 është me rëndësi të madhe për ruajtjen e paqes, pasi është mënyra më e mirë për të adresuar shkaqet e konflikteve që nga rrënja, nëpërmjet zhvillimit gjithëpërfshirës ekonomik, qeverisjes demokratike, sundimit të ligjit, drejtësisë dhe barazisë.