Angela Merkel, “zonja e hekurt” e integrimit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania dhe liderja e saj, kancelarja Angela Merkel mund të thuhet pa dyshim se janë promotorët e integrimit europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.



Për t?i dhënë shtysë këtij procesi, në gusht të vitit 2014 mori jetë nisma e Kancelare i njohur si ?Procesi i Berlinit?, që konsiderohet si një urë mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Gjithçka nisi me Konferencën e nivelit të lartë të mbajtur në kryeqytetin gjerman, në kushtet e rritjes së forcave euroskeptike në Bruksel. Në atë konferencë, kancelarja Merkel nënvizoi rëndësinë e një qasjeje pozitive ndaj vendeve të rajonit. Në konference iu kërkua BE-së një ndarje më e favorshme e fondeve rajonin. Procesi synon forcimin e shtetit ligjor të vendeve të rajonit, të ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, përmirësimin dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugorë dhe energjetike, si dhe shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimi rinor.



Gjermania njeh përgjegjësinë e saj për një të ardhme të paqtë, të qëndrueshme dhe demokratike të bazuar në shtetin e së drejtës dhe do të vazhdojë të mbështesë rajonin në rrugën drejt kësaj të ardhme. Për kancelaren Merkel, intensifikimi i bashkëpunimit rajonal, duhet të jetë themeli esencial i kësaj rruge.



Procesi i ka hapur një perspektivë të re rajonit të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për nxitjen e dialogut politik, por edhe të bashkëpunimit ekonomik. Nisma ka pasur një ndikim pozitiv edhe në afrimin e Shqipërisë dhe Serbisë, përmes shkëmbimit të vizitave të krerëve më të lartë të të dy shteteve.



Në korrik të 2015, Kancelarja gjermane vizitoi Tiranën, ku deklaroi qarë se qeveria e saj mbështeti integrimin europian të Shqipërisë. Merkel vuri theksin tek reforma në drejtësi dhe zbatimin e saj. Për Kancelaren, integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk është thjeshtë nevojë, por gjithnjë e më shumë një projekt i Bashkimit Europian.



Samiti i Berlinit u pasua me atë të Vjenës në fund të Gushtit 2015, ku u diskutua mbi projekte të përbashkëta rajonale. Gjatë Samitit kancelarja Angela Merkel ka ritheksuar mbështetjen e saj për perspektivën europiane të vendeve të rajonit. Sigurisht duke vënë theksin tek nevoja e vijimit të reformave.



Takimi i tretë, u zhvillua në Paris në fillim të korrikut 2016, ku kryeministrat e rajonit nënshkruan Marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor. Edhe gjatë këtij Samiti Kancelarja Merkel, por edhe Presidenti francez i kohës Hollande, shprehën mbështetjen për të çuar përpara procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Takimi i Triestes në korrik të 2017, ishte etapa vijuese e Procesit të Vjenës. Pak ditë para takimit, nga Sofja, Kancelarja Merkel ritheksoi mbështetjen për procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. ?Në Trieste do të theksojmë edhe njëherë mbështetjen tonë për këto vende gjatë procesit të integrimit të tyre...

Free Traffic Exchange