Ulza, një destinacion turistik - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lancimi i projektit Ulza Eko Park nisi me një lundrim në liqenin e Shkopetit.Në 5- vjetorin e shpalljes së Liqenit të Ulzës, Park Natyror, Ministri i Turizmit e Mjedisit Blendi Klosi si dhe disa ambasadorë të huaj në Shqipëri udhëtuan me skaf nëpër liqen nga Shkopeti  në Ulëz.Ministrin i bëri thirrje biznesit të zonës që të investojë në agroturizëm, duke përfituar nga subvencionet e shtetit, për të rritur potencialin turistik të zonës.Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani u shpreh se jo vetëm Ulza, por i gjithë rrethi ka shumë resurse të tjera që mund të kthehen në atraksione turistike.Ceremonia vijoi me nënshkrimin e marrëveshjes nga katër institucionet për krijimin dhe zhvillimin e Ulza Eco Park.Dy bashkitë që ndajnë parkun e Ulzës si dhe disa institucione shtetërore nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi, për ta shndërruar zonën përreth liqenit në një destinacion të ri turistik.