Report TV - Dëshmon roja i fabrikës së riciklimit, nisin hetimet

2018-05-14 0

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për zjarrin e rënë në fabrikën e riciklimit në Kashar të dielën e kaluar. "Everest" u përfshi nga flakët gjigante, ndërsa reja e zezë e tymit mbuloi të gjithë zonën. Report Tv ka mësuar se po hetohet në tre pista, zjarr nga luhatja e tensionit, zjarrvënie e qëllimshme dhe aksidentale.

Sot është administruar dëshmia e rojes së godinës i cili është shprehur se ka konstatuar luhatje tensioni si dhe ndërprerje e rikthim të energjisë elektrike. Ndërsa pak çaste më pas, ka thënë ai, fabrika është përfshirë nga zjarri.

"Para se të shihja tymin në mes të kapanonit pati tre herë luhatje tensioni dhe ikje ardhje dritash. Në ora 9:52 të mëngjesit të së dielës pak orë pasi kisha marrë turnin pashë tym dhe zjarri u përhap menjëherë. Njoftova sallën operative dhe zjarrfikësen, por flakët u përhapën shumë shpejt.

Dëshmon roja i fabrikës së riciklimit, 'Everest'
Ndërkaq, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zjarrfikëseve të kryejnë aktekspertimin për shkaqet e zjarrit. Burime për Report Tv nga grupi hetimor thanë se gjatë flakëve dyshohet se është djegur dhe DVR-ja e regjistrimit të kamerave të sigurisë, pasi ende nuk është gjetur.