PD dhe LSI kanë thyer bojkotin e Kuvendit, të paktën vetëm për ditën e sotme.
Deputetët e opozitës kanë marrë pjesë në prezantimin e progres-raportit të KE në komisionin parlamentar të Integrimit nga ambasadorja Romana Vlahutin, ku vlen të theksohet rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë.
ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin theksoi rëndësinë e reformave të cilat sipas saj do luajnë rol në bindjen e vendeve të BE për çeljen e negociatave në muajin qershor.
Reformat të ruhen e të thellohen. Të shohim çdo të mendojnë shtetet anëtare në qershor për negociatat. Duhet konsensus konkret në veprime dhe jo vetëm në retorikë. Vullneti politik është thelbësor. Informacionet vijnë nga dhjetëra burime të ndryshme, në fund, raporti duhet të miratohet nga gjithë kolegji, duhet të marrë një vendim njëzëri dhe kjo është ajo që ndodhi me Shqipërinë kur u hap drita e gjelbër.
Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Tiranë
Sipas saj, mesazhi i BE ka qenë i qartë në mbështetje të çeljes së negociatave dhe kjo u pa nga dy vizitat e njëpasnjëshme të zyrtarëve të lartë të Brukselit, Federica Mogherini dhe Donald Tusk.
Kishit dy vizita të rëndësishme me Tusk e Mogherinin, i morët mesazhet. Kjo është një punë brezash, është ambicie dhe do mbetet e tillë, hapat e mëtejshëm do kërkojnë më tepër konsensus, jo vetëm me fjalë por edhe në veprime, në punën e përbashkët drejt progresit.
Ajo ç?ka është me rëndësi është vullneti politik, pa të nuk ka mënyrë si vendi të përparojë. Raporti është i gjatë e teknik ndaj do përpiqem të kaloj gjërat më të rëndësishme.
Në hyrje të raportit: Shqipëria, model në rajon për një sërë gjërash, njohja nga komisioni për procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve, operacioneve të policisë, marrëveshja e 17 majit është theksuar si diçka model për disa vende në rajon, e katërta përparimi i bisedimeve me Greqinë, ky është një zhvillim fantastik, sinjal i rëndësishëm për vendet në rajon për ata që kanë çështje të hapura dypalëshe.
Shqipëria nuk ka probleme etnike, nuk ka probleme fetare dhe mund të jetë shumë e shpejtë për fazën pas çeljes së negociatave. Por kjo ecuri do të varet nga aftësia e administratës dhe vullneti politik për të marrë disa vendime mjaft të vështira.