Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin i ka paraqitur Komisionit Parlamentar të Integrimit raportin e Komisionit Europian për rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ndërkohë opozita ka thyer bojkotin pasi kishte paralajmëruar që kete jave nuk do te merrnin pjesë në Komisionet Parlamentare.
Vlahutin kërkoi nga palët politike konsensus me vepra dhe jo me fjalë për hapjen e negociatave, vendim i cili do të merret në qershor.
Vlahutin: Kjo është një punë brezash, është ambicje dhe do të mbetet e tillë. Të gjitha hapat e mëtejshme do të kërkojnë më tepër konsensus dhe do t'ju kërkoja jo vetëm konsensus me fjalë, por edhe konsensus në veprime dhe në punën e përbashkët drejt progresit. Ajo çka është më me rëndësi është vullneti politik, pa vullnet politik nuk ka mënyrë si vendi të përparojë.
Vlahutin renditit arritjet e Shqipërisë, për të cilat tha se duhen të marrin shembull vendet e rajonit. Ajo tha se rekomandimi vlerësoi marrëveshjen e 17 majit mes Ramës dhe Bashës
Vlahutin: Në hyrje të raportit është shumë mirë të shohim që Shqipëria është parë si model më Rajon për një sërë gjerash.
Së pari është njohja nga ana e komisionit për procesin në vazhdim të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Së dyti është parë lëvizje kur bëhet fjalë për operacione në shkallë të gjerë të zbatimit të ligjit, sa i takon sekuestrime të llojeve të ndryshme të drograve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlahutin-dorezon-rekomandimin-ne-komisionin-e-integrimit-pd-thyen-bojkotin