Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy drejtues mjetesh mbeten të lënduar, ndërsa lëvizja në rrugën nacionale Vorë-Fushë Krujë u vështirësua pasditen e djeshme për pasojë të një aksidenti automobilistik.
Në aksident u përfshinë dy mjete trajlera të tonazhit të rëndë edhe një veturë.
Për pasojë të aksidentit, në rrugë u krijua trafik i rënduar me radhën që shkoi në mbi 2 kilometra.
Për të normalizuar situatën u desh ndërhyrja e policisë rrugore, ndërsa një grup ekspertësh kreu veprimet e para në vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perplasen-trajlerat-dy-te-plagosur-ne-aksin-vore-fushe-kruje