Report TV - Policia çon bilancet, ja sa janë humbjet e “Gulf” në 3 vjet biznes

2018-05-14 1

Një material shtesë ka mbëritur në prokurorinë e Tiranës, e cila prej ditës së premte ka nisur hetimet lidhur me falimentin e menjëhershëm të kompanisë së naftës ?Gulf?. Bëhet fjalë për disa deklarime dhe bilance të kësaj kompanie, ku janë referuar pasqyrat financiare të këtij biznesi.

Në materialin e policisë së Tiranës referuar prokurorisë janë dhe disa denoncime të bizneseve dhe qytetarëve të ndryshëm, të cilët kanë rënë pre mashtrimit me tollonat e naftës. Në deklarimet që kanë dhënë menaxherët e kësaj kompanie, ata kanë pretenduar se kanë shitur naftën sipas diretivave të kryemenaxherit të kompanisë Albano Aliko. Gjithashtu menaxherët kanë pohuar se ende nuk kanë marrë pagesat mujore, duke e ndjerë veten të mashtruar.

Burimet pranë prokurorisë së kryeqytetit i thanë gazetës ?Shqiptarja,com? se janë duke verifikuar të dokumentacionin dhe nxjerjen e një bilanci përfundimtar për sa i përket përllogaritjes së dëmit financiar që kjo kompani ka shkaktuar. Deri në këto momente dëmi përllogaritet dike tek 5 milion euro, por ende prokurorët e Tiranës nuk kanë në tryezën e punës së tyre një ekspertizë të saktë për këtë pjesë.

Në bilancet ekonomike që policia ka referuar në prokurori, rezulton se ?Sun Petroleum Albania? gjatë viteve 2015 dhe 2016 ka pasur humbe të mëdha. Duke verifikuar pasqyrat financiare, rezulton se kjo kompani ka dalë me humbje të mëdha, dhe se çuditërisht kompania premton se këto humbje financiare do ti rikuperojë gjatë fitimeve që do të ketë gjatë punës në vitet në vijim.