Ora News - Bushati: Javën tjetër takim ekspertësh me Greqinë për kufizimin e zonave detare

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, thotë se ka vonesa në negociatat me Greqinë, duke shtuar se javën tjetër do të ketë një raund negociatash në nivel ekspertësh. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Bushati tha se është e rëndësishme që të ketë një marrëveshje sa më të drejtë.

Bushati: Ka pasur vonesa për shkak të situatës së brendshme, por edhe për shkak të nevojës për një akordim më të mirë nga ana jonë. Javës tjetër do ketë një takim në nivel ekspertësh për kufizimin e zonave detare. I gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë, është futur në hullinë e normalitetit. Do të vazhdojmë të komunikojmë me opinionin publik pas çdo raundi bisedimesh dhe nga ana tjetër, jo çdo gjë që ka të bëjë me taktikat e bisedimeve mund t'i komunikohet opinionit publik. Është e rëndësishme që të kemi një marrëveshje sa më të mirë sa më të drejtë dhe sa më të zbatueshme. Ka shumë gjëra që mund të na bashkojnë me Greqinë.

Për sa i përket çështjes çame, kryediplomati tha se dy vendet kanë koncepte të ndryshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-javen-tjeter-takim-ekspertesh-me-greqine-kufizimin-e-zonave-detare

Free Traffic Exchange