Statuti i ri, Shehi: Treçereku i PD s'dinë ndryshimin me të vjetrin, të hapet për korrentët

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partisë Demokratike i nevojitet frymë dhe jo statut i ri. I këtij mendimi është kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i cili thotë se vendimtare për këtë parti është hapja për korrentët.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Shehi thotë se vetë ai nuk di të bëjë diferencën mes statutit që ishte dhe këtij që është sot.

Dashamir Shehi: PD nuk ka vuajtur nga statutet. Është një dokument që nëse respektohet luan një rol, nëse nuk respektohet nuk luan ndonjë gjë të madhe.Nuk është puna se statutet më përpara në PD ishin më të këqia, puna është se në PD zoti Basha e ka për detyrë, besoj se duhet ta ketë dhe për nder, nëse mendon me gjithë mend se po hap një faqe të re politike, të bëjë disa gjëra të tjera pak më të rëndësishme se statuti. Jam i bindur se tre çereki në PD nuk e dinë fare se çfarë ka qenë statuti i vjetër dhe çfarë është i riu dhe ku është diferenca. Nuk është çështje statuti, duhet një frymë tolerance. I kam sugjeruar 100 herë të hapë partinë për korrentët. Jemi në kohë të reja, nuk mjafton të jesh një lider, korrentët janë një formulë për të bashkuar të gjitha ata që janë ndryshe.Kongresin e kanë përpara, mund ti bëjnë të gjithë këto ndryshime. Kjo do të ishte, ta revolucionojmë jetën e brendshme të partisë më të madhe opozitare. Uroj të gjendet formula për tu bashkuar por unë mendoj se nuk mjafton statuti.Po të ishte korrente dhe një si puna ime që kam ikur 20 vjet përpara...Unë nuk di të dalloj nga lëviz ai statuti i vjetër me këtë të riun.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/statuti-i-ri-shehi-trecereku-i-pd-sdine-ndryshimin-me-te-vjetrin-te-hapet-korrentet

Free Traffic Exchange