Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mesin e personave që asistuan dhe u erdhën në ndihmë të plagosurve nga aksidenti i frikshëm në Toronto që la pas 10 të vdekur ishte dhe shqiptari Bes Kondi.
Mediat kanadeze iu referuan edhe si hero i tragjedisë që tronditi Kanadanë.
Në një lidhje telefonike për Ora News ai tregon momentin kur u njoh me ngjarjen.
Bes Kondi: Sa dëgjova zërat dhe ulërimat dola direkt ku ndodhesha në një nga banesat që menaxhoj, instikti i parë ishte të ikja tek personi që ishte në tokë. Nuk e dija se çfarë kishte ndodhur, dukej që ishte një aksident por nuk dija detajet. Thjesht vajta direkt për të ndihmuar personin që ishte në tokë.
Modest rreth asaj çfarë ka bërë, Besi thotë se gjithçka donte, ishte të mbante në jetë personin që ishte shtrirë derisa të vinte ambulanca.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/heroi-i-torontos-shqiptari-ora-news-doja-te-ndihmoja-personin-qe-ishte-shtrire