Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
600 persona rezultojnë të prekur nga fruthi që nga muaji janar kur u shënua dhe rasti i parë. Epidemia e fruthit vijon të përhapet, ndërsa në këtë periudhë fëmijët e vegjël preken nga infeksionet respiratore dhe diarreja.
Që nga muaji janar që u shënua rasti i parë dhe deri më tani, 600 persona rezultojnë të prekur me fruth.
Statistikat e ISHP-së tregojnë se fruthi vijon të përhapet në ritme të shpejta ndërsa mjekët e vënë theksin tek vaksinimi.
Edhe në Qendrën Shëndetësore nr 1, mjekja pediatre Blerta Dedja thotë se janë evidentuar raste të reja me fruth tek mosha pediatrike.
Blerta Dedja: Një problem specifik që kemi, që u bë muaj që po diskutohet, janë rastet e fruthit që akoma dalin raste të reja në të gjitha grup-moshat e fëmijëve. Apeli për prindërit është gjithmonë për vaksinimin.
Përveç riskut të fruthit, kjo është periudha kur fëmijët e vegjël preken edhe nga infeksionet respiratore, pra vështirësi frymëmarrje dhe diarre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gripi-iku-epidemi-fruthi-nga-janari-jane-regjistruar-600-raste