Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjet hetimore ndaj dy ish-drejtorëve të rrugëve në Ministrinë e Transporteve, Andi Toma dhe Dashamir Gjika në lidhje me shpërdorimin e detyrës për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Me anë të një njoftimi, Prokuroria e Elbasanit thotë se ka depozituar në Gjykatës dosjen hetimore për procedimin penal të nisur më 11 prill 2016.
Përveç dy ish-drejtorëve, nën akuzë janë vendosur edhe Rexhep Tarba, Mbikqyrës i punimeve, administrator i shoqërisë ?Zenit-06? sh.p.k, i cili ndodhet në burg, Agron Hysa dhe Kujtim Hysa, administratorë të shoqërisë ?Vëllezërit Hysa? sh.p.k. si dhe Rezarta Bokçiu, administratore e shoqërisë ?Arifaj? sh.p.k.
Gjithashtu, në dosjen hetimore të Prokurorisë të akuzuar për shpërdorim detyre, janë edhe shtetasit Lek Tushaj, Astrit Qafa, Përgjegjës i Sektorit te Kualifikimit pranë ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit, Malvina Kallabaku, Specialiste, Sektori i Kualifikimit pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit, Afërdita Basha, Specialiste, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit, Kastriot Braha, Specialist, Sektori i Standardeve dhe Normativave prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/abuzimet-ne-rrugen-tirane-elbasan-mbyllen-hetimet-dy-ish-drejtoret