Ora News - Negociatat, Meta: Të evitohen polemikat, të përqëndrohemi tek rezultatet

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta i kërkon klasës politike të evidetojë polemikat e panevojshme dhe të përqëndrohet tek hapja e negociatave me Bashkimin Europian, proces që për kreun e Shtetit është plotësisht i mundur. Nga Prrenjasi, Meta kërkoi që palët të evidetojnë rezultatet dhe të angazhohen në përmbushjen e prioriteteve në javët në vijim për të garantuar që Këshilli të miratojë rekomandimin pozitiv të Komisionit Europina.

Presidenti Ilir Meta është i bindur se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për çeljen e negociatave të anëtaësimit me Bashkimin Europian.

Ndaj në cilësinë e kreut të Shtetit, i ka dërguar një mesazh të qartë qeverisë dhe opozitës. Presidenti u kërkoi palëve të përqëndrohen tek procesi i integrimit dhe lënë menjanë polemikat e panevojshme, e fundit ajo mes Ramën e Bashës për deputetin gjerman Krichbaum.

Ilir Meta: Unë mendoj se në këtë moment është e rëndësishme të evitojmë çdo lloj polemike dhe të përqëndrohemi tek demonstrimi i rezultateve në javët që vijnë sepse besoj që kjo do të ishte rruga më e mirë që ky rekomandim pozitiv i komisionit të kthehet në vendim dhe për vendet e Këshillit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-meta-te-evitohen-polemikat-te-perqendrohemi-tek-rezultatet