Punonjësit e policisë që do t?i nënshtrohen vettingut mund të deklarojnë deri në 1.5 milionë Lekë të ardhura, të përfituara jashtë skemës së kontrollit tatimor.
Ky është një nga ?lëshimet? në ligjin që synon të pastrojë radhët e policisë nga efektivët e korruptuar. Të gjithë efektivet që kanë të ardhura të përfituara nga puna në të zezë apo nga aktivitete që nuk i justifikojnë dot ligjërisht, do t?u duhet të bëjnë një deklarim mbi burimin e kësaj shume, por nuk janë të detyruar ta dokumentojnë.
Sipas Sindikatës së Policisë së Shtetit, efektivët mund të vijojnë ta plotësojnë dokumentacionin e tyre lidhur me pasurinë edhe pas afatit të dorëzimit të deklaratave, që është data 5 Maj.
Problem, sipas Sindikatës, mbetet fakti se kanë mbetur vetëm dy javë nga përfundimi i afatit të vetëdeklarimit të punonjësve të policisë, por Ministria e Brendshme dhe qeveria nuk kanë nxjerrë aktet nënligjore përkatëse për funksionimin e ligjit.
Lidhur me këtë pretendim, Ministria e Brendshme thotë se është nxjerrë udhëzimi që përcakton modalitetet e vlerësimit kalimtar për punonjësit që kanë dorëzuar formularët, si dhe është dërguar në qeveri projekt vendimi për pagesën e anëtarëve të Komisioneve Vlerësuese. Sipas ministrisë, kjo nuk e pengon procesin e vetëdeklarimeve nga punonjësit e policisë.
Tv Klan